Me aksionin e ndërmarrë sot me datë 5 Prill 2020 Shoqata Humanitare “OPOJA” po e bën përmbylljen me sukses të aksionit nën moton “Ndihmojmë së Bashku” raporton televizioni Opoja.

Në këtë aksion të gjër humanitarë janë ndihmuar 126 familje nevojtare nga treva e Opojës.
Përveç gjërave elementare ushqimore ata kanë ndihmuar edhe disa familje me barna farmaceutike për të sëmurit.

Nepërmjet një njoftimi të dërguar në redaksinë e televizionit Opoja ata shprehen tejet të lumtur për ketë aktivitet humanitar për të cilin janë gëzuar shumë familje nevojtare në këtë kohë Pandemi.

Drejtuesit e saj shprehin falemnderim të veçantë tek donatorët ndërsa nevojtareve Zoti ua lehtësoft problemet.
Ata shprehen edhe falemnderim të veçantë tek të gjithë Hoxhallaret e trevës së Opojës që të cilët sipas tyre trokiten në sejcilen derë nevojtare të vërtet.
Për fund ata dëshirojnë që të gjithë të bëjmë lutje tek Allahu për të tejkaluar edhe këtë sprovë e cila ka kapluar të gjitha Globin.
Allahu qoftë i kënaqur me punët që po i bëni.
© Televizioni Opoja 05 Prill 2020 ©