Hatim Baxhaku është lindur me 24 Mars të vitit 1955 në fshatin Bellobrad të komunës së Dragashit.

E sot me 24 Mars, feston ditëlindjen e tij të 65 dhe njëherit edhe pensionimin e tij nga Reparti i Kirurgjisë në spitalin Rajonal të Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë dr. Hatimi duke falënderuar miqësinë e koleget për urimet e dërguara, njëherit tregoj se është nderuar nga ta me një dhuratë modeste e që të cilën e çmonte jashtëzakonisht shumë.

Për më shumë po ju përcjellim postimin e plot:

“Sot me rastin e pensionimit tim,nga koleget e repartit kirurgjik se basku me urimet morra edhe kete dhurat e cila per mua ka nje vlere te jashtezakonshme. Per shkake te masave te jashtezakonshme per shendetin publik si pasojë e pandemisë COVID- 19 nuk pata mundesi qe sot te jam se bashku me ju ne nje takim lamtumires ashtu si e patem planifikua. Ju faleminderit per respektin dhe perkrahjen ne punen e mundimshme te kirurgut te cilen e ushtruam per nje kohe te gjate se bashku. Do te me mungoni çdo orë dhe çdo ditë.
Falenderime te sinqerta per te gjithe ju. H.B.”

Dhurat nga Kolegët e punës për Dr. HATIM BAXHKAUN