Partia Demokratike e Kosovës prin me 17 vota nga raundi i balotazhit në Komunën e Dragashit.

Është kandidati i kësaj partie për kryetar, Shaban Shabani e cili e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për t’i anuluar të gjitha votat e ardhur me postë.|

“Jemi për 17 vota përpara. Mbetemi fitues dhe PDK do të qeverisë me Dragashin edhe për një mandat. Jemi angazhuar shumë për këtë fitore”, është shprehur Shabani për Klan Kosova.

“Vendimi ka qenë i pritshëm, i bazuar në argumentet që kemi dorëzuar me paraqitjen e ankesës. Kemi pritur që të miratohet pozitivisht ankesa”.

“Votat me kusht dhe personave me aftësi janë numëruar dje ku kemi pasë 91 dhe LDK ia ka pasë 121. Në rezultatin e përgjithshëm e votave valide PDK i bie t’i ketë 17 vota më tepër”.