Kryetari i Nismës social Demokrate në Dragash
Fatmir Halili nëpërmjet rrjetit social facebook ka dhëne një mesazh sensibilizues për banorët e trevës së Opojës njofton televizioni Opoja.

Halili ndër të tjerash thotë mbrojtja më e mirë është qëndrimi në shtëpi.
Ndaleni lëvizjet e panevojshme drejtë Prizrenit, mos delni pa nevoj jashtë Opojës.

Ky është mesazhi të cilin ai ju dërgon banorëve të kësaj treve:

Qytetar të dashur të Opojës, as NE nuk jemi imun ndaj këtij virusi, prandaj duhet të mbrohemi.
Mbrojtja më e mirë është qëndrimi në shtëpi.
Ndaleni lëvizjet e panevojshme drejtë Prizrenit, mos delni pa nevoj jashtë Opojës.

Në këtë nat të madhe, të kujtojmë thënjën e profetit Muhamed a.s. e cila i përgjigjet kësaj kohe: “Nëse bie Murtaja në një vend dhe ju jeni aty, mos dilini nga aty që të ikni nga ajo. E nëse bie në një vend tjetër, mos hyni aty“. (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo thënje e profetit, na jep të kuptojmë se, përveç obligimit shtetëror që kemi për të qëndruar brenda, një gjë të tillë e kemi edhe obligim fetar.

Asnjë përfitim në këtë kohë, nuk ka vlerë më të madhe se sa ruajtja e shëndetit.

Me kujdes të shtuar mund të tejkalojmë edhe këtë sfidë!