Për nder të ditës së Tokës në të gjithë Kosovën janë ndërmarrë aksione të ndryshme ku në to ishin pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë.
Këtyre aktiviteteve për nder te ditës së Tokës ju bashkangjiten sot edhe nxënësit e shkollës së mesme të ulët 28 Nëntori të fshatit Bresanë raporton Tv Opoja.
Në këtë aksion nxënësit e kësaj shkolle me ndihmën e arsimtarëve të tyre mbollën disa lule të cilat pasqyrojnë një pamje tejet të bukurë të stinës pranverore.
Ata u kujdesen që të pastrojnë edhe parkun e shkollës ku me këtë aktivitet ata për Tv Opoja thonë se duhet secila shkollë të organizoi në mënyrë vullnetare.