Për herë të parë Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës
organizojnë Olimpiadën Matematike. Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e Komunës së Dragashit në Olimpiadën XI Matematike të Kosovës e cila do të mbahet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë (Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Kalabri).

Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e Kosovës në Olimpiadën e 60-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO), e cila mbahet në Mbretërinë e Bashkuar (United Kingdom), prej 11 – 22 korrik 2019, ku Kosova merr pjesë për herë të nëntë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Olimpiada mbahet për nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta.

Me respekt
Drejtori i Arsimit në Dragash
MSc. Vloran Cenaj