Në një njoftim të publikuar dje nga SHFMU Samidin Emini në Kuk të Dragashit bëhet e ditur se dy nxënës të kësaj shkolle kanë arritur vendin e dytë në garën e matematikës, në nivel regjional.

Kjo garë është mbajtur në shkollën Mehmet Akifi në Prizren dhe ishte e nivelit rajonal njofton televizioni Opoja.

Dy nxënësit, Samira Ahmeti dhe Ylli Sylejmani nga fshati Kuk komuna e Dragashit nëpërmjet kësaj gare kishin arritur të merrnin vendin e dytë në nivel rajonal.

Ky është njoftimi i plotë nga Shfmu Samidin Emini

Ne si shkollë duhet të krenohemi me nxënës të cilët e pasurojnë shkollën më shpërblime.
Urime për dy nxënësit Samire Ahmeti dhe Ylli Sylejmani të cilët sot në garën e Matematikës në nivelin regjional të mbajtur në shkollën Mehmet Akif në Prizren arritën të marrin vendet e dyta. Si shkollë e burimit të dijes ketyre nxënësve ju urojmë edhe suksese tjera në të ardhmën!