Njoftim !
Të nderuar konsumatorë të fshatit Pllavë.
Për shkak të shpenzimit të madh të sasisë së ujit, jemi detyruar që të bëjmë sonte reduktim në mënyrë që gjatë natës, të akumulohet uji në rezervoarin e fshatit që të gjithë konsumatorët të kenë furnizim të njëjtë.
Me uljen e temperaturave (sidomos këto 3 ditët e fundit) kemi një shpenzim enorm të ujit nga qytetarët, sasi kjo që në asnjë mënyrë nuk mund të sillet nga gypi furnizues.
Ju bëjm apel që ta kurseni ujin dhe mos të leni ujin të rrjedhë gjatë natës nëpër rubineta në mënyrë që të keni furnizim të rregullt me ujë në të kundërtën do të jemi të detyruar që të bëjmë reduktime edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Ju falënderojmë për mirëkuptim !