Në kuadër të aktiviteteve të saja zgjedhore, sot, NISMA Socialdemokrate dega në Dragash, ka zgjedhur strukturat e degës raporton televizioni Opoja.

Kuvendi zgjedhor i degës është mbajtur në Dragash ku ka qenë prezentë nga kryesia qendërore e NISMA-s znj. Albulena Balaj Halimaj.
Bëhet e ditur se strukturat e deritashme dhe udhëheqësia e kësaj partie në Dragash mbetet e njëjtë.