Pas disa reagimeve rreth parullave të shkruajtura në rrugët e fshatit Buçe nga qytetar të Sharrit, ne kemi kontaktuar sekretarin organizativ të Qendrës së LV në Sharr, z.Filiz Mustafa, i cili na është përgjigjur duke thënë:

Po, është e vërtetë që kemi parë disa reagime rreth parullave të shkruajtura në rrugët e fshatit Buçe.
Më lejoni të theksoj se së pari nuk qëndron fakti në të cilët po aludojnë ata që u paskan penguar këto mesazhe të qarta qytetare, se kinse këto parulla janë të porositura e shkruajtura me plan nga aktivistë të Lëvizjes.

E së dyti, që është shumë e rëndësishme:
Parullat, çfarëdo qofshin ato, janë mjet demokratik i shprehjes së mendimit e bindjeve të lira qytetare. Të tentosh t’i heshtësh qytetarët në të drejtën e tyre të fjalës së lirë, minimumi është tentim për cenim të lirisë së të shprehurit.

Prandaj, ne inkurajojmë e mbështesim lirinë e të shprehurit nga secili qytetar i Republikës. Kushdo që mendon se mund ta bëj të kundërtën, e ka gabim e njëkohësisht kjo do jetë tentativë e dështuar.