Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport duke filluar nga dita e hënë, datë 10.02.2020 do të fillohet me turnetë e futbollit me arsimtarë në Q.S “Qëndresa” në Kapre , kurse të martën, më datë 11.02.2020 mbahet faza e parë e turneut të futbollit me nxënës të shkollave fillore në Q.S “Aroma” në Buzes.

Përveç turneve të futbollit me nxënës e arsimtarë të shkollave fillore, të premten duke filluar nga ora 10:00 në sallën e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” do të mbahet finalja e futbollit të vogël me nxënës të shkollës së mesme, e më pas finalja e volejbollit me nxënëse të shkollave të mesme.

Më posht gjeni dhe shortet mbi turnetë e futbollit me nxënës e me arsimtarë.