Gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat do të nis nesër sipas planifikimeve. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

E pyetur se shkaku i gjendjes me pandeminë COVID-19 a ekziston mundësia që të ketë masa shtesë për fillimin e procesit mësimor, Nagavci tha për telegrafin se kjo u takon task forcave në nivel komune që të marrin vendime.

“Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë sipas planifikimit. Pasi në fuqi janë të gjithë skenarët, përfshi ata me mundësinë për mësimin nga distanca apo me numër të kufizuar të nxënësve, do të jetë në kompetencë të Task forcave në nivel komune të marrin vendim për ndonjërin nga skenarët në rast nevoje”, u shpreh ministrja Nagavci.