UNICEF-i dhe Komuna e Dragashit nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi mbi “Iniciativën e Komunës Mike ndaj Fëmijëve” si një thirrje për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie për Fëmijët.

“Iniciativa e Komunës Mike ndaj Fëmijëve” promovon vizionin që fëmijët në komunën e Dragashit do të jenë të lumtur ndërsa luajnë, mësojnë dhe rriten në një komunitet të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

UNICEF-i dhe Komuna e Dragashit bien dakord të përmirësojnë më tutje jetën e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre përmes politikave, avokimit dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve për fëmijërinë e hershme, arsimin gjithëpërfshirës dhe mbrojtjen e fëmijëve, shëndetin dhe ushqimin, fuqizimin e të rinjve dhe inovacionin.