Sekretari i Qendrës së VV-së në Sharr, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka bërë thirrje që qytetarët t’a zgjedhin aktivizmin qytetar e bashkimim ne VETËVENDOSJE! përpara ikjes e migrimit.

Për më shumë, shkrimi i plotë i tij:

Qytetaria aktive dhe bashkimi në VETËVENDOSJE! në njërën anë dhe pasiviteti e migrimi në anën tjetër

Të ndodhur përballë kësaj situate aspak të mirë shumëdimensionale, me një shpresë thuajse të shuar e me minimumin e optimizmit, shumë qytetarë e veçanarisht shumë të rinjë, pjesa më e madhe e tyre të përgatitur profesionalisht për një treg pune të barabartë, janë konfuz në përzgjedhjen në mes të aktivizimit qytetar, apo migrimit në një vend ku minimumi nuk do të kishin vështirësi në sigurimin e së drejtës ekzistenciale.

E para kërkon durim e mbi të gjitha punë të madhe por siguron zgjidhje afatgjatë.
E dyta është më e lehtë në përzgjedhje, por në aspektin e vullnetit dhe zgjidhjes afatgjatë është e zbehtë në përmbajtje.

Rrjedhimi logjik haset në të dy zgjidhjet, idealja dhe e qëndrueshmja ndodhet vetëm në të parën.
Të argumentosh këtë tezë saktësisht i bie kështu:
1- Si pasoj e krimit e korrupsionit, pabarazisë e padrejtësisë, pamundësisë në shumë raste të ekzistencës unë ANGAZHOHEM për një jetë më të mirë. Angazhimi në këtë kontekst nënkupton riaktualizimin e termit “qytetar aktiv”. E aktivizimi qytetar nënkupton mospranim e luftim të sistemit kur ai është shtypës e i padrejtë.

2- Si pasoj e krimit e korrupsionit, pabarazisë e padrejtësisë, pamundësisë në shumë raste të ekzistencës unë LARGOHEM për një jetë më të mirë. Emocionalisht vështirë vendimmarrëse, në mënyrë indirekte dorëzim përballë padrejtësive dhe imun ndaj shtypjeve. Veçori këto asnjëherë të poseduara nga paraardhësit tanë edhe kur rrethanat kohore e situatat gjithashtu ishin shumëfish më të pafavorshme e më të rrëzikshme.

Përcaktimi për të parën iu shërben të gjithëve (shumicës), ndërsa për të dytën një pakice, që republikën e kanë shëndrruar në pronë private në kurriz të popullit.

Aktivizmi qytetar e vetëdijësimi ynë si popullatë është më i nevojshëm se kurrë.
Andaj vetëm të bashkuar mund t’ia dalim, e ajo që na bashkon është dëshira për ndryshim. Vendi dhe komuniteti për tu bashkuar është VETËVENDOSJE!. I përshtatet kontekstit dhe kohës, është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. E pikërisht kjo kategori e shoqërisë angazhohet për të bërë ndryshimin, i cili është bërë i domosdoshëm e i pashmangshëm.