Porjekti i shumëfolur për vite me radh siç duket po fillon, sot është nënshkruar kontrata për Zgjerimin/Rehabilitimin e rrugës: ZHUR-DRAGASH-ZAPLLUXHE-BROD. Një investim i cili për banorët e komunës sonë cilsohët si projekt tejet i rendesishëm.

Ky projekt masiv kap vlerën e një investimi prej 7 milion euro-sh dhe pretendohet se do të ndikoj tejet pozitivisht në perspektivën dhe zhvillimin e zonës sonë, burimet e TV OPOJA brenda MIT mësojn se punimet do të fillojn qysh në fillim të muajit gusht, e këtë e ka konfirmuar edhe zavendësministri Mevludin Krasniqi i cili në profilin e tij në FB ka shkruar:

“Është nënshkruar kontrata:Zgjerimi/Rehabilitimi rrugës: ZHUR-DRAGASH-ZAPLLUXHE-BROD.
Ky investim 7 milion euro, do të hap perspektivën dhe zhvillimin e zonës sonë.
MIT konfirmuan se punimet do të fillojnë në fillim të muajit gusht 2019!
Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kanë punuar parreshtur për realizimin e këtij projekti! URIME bashkëvendas të mij!”

©TVOPOJA