Dragash – Të enjten janë arrestuar dy persona në Komunën e Dragashit, të dyshuar për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore në kohë të pandemisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka thënë se të arrestuarit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Këtë javë në Dragash kemi vetëm dy të arrestuar për mosrespektim të dispozitave shëndetësore. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt nga ana e prokurorit”, ka thënë Osmanollaj. /BetimipërDrejtësi