Në shkollën “28 Nëntori” në Bresanë është mbajtur turniri “Bresana e Bashkuar”

Me interesim mjaft të lartë nga shikues të ndryshëm, dhe me lojëra me intensitet të lartë e plot emocione, përfundoi dhe ky turnir, i cili u mbështet nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Turnire të këtij lloji tregojnë se rinia është e interesuar që të jetë pjesë e organizimeve të cilat përveç që promovojnë sportin dhe kulturën, rrisin dhe dashurinë dhe bashkojnë njerëzit mes vete.

Komuna e Dragashit është e hapur dhe mirëpret të gjitha aktivitetet rinore nga të gjithë të rinjtë e Komunës sonë.