Modernizohet Gjimnazi “Ruzhdi Berisha”: Përurohet kabineti i ri i Informatikës, donacion nga RIT Kosovo

Arsim2 hours ago65 shikime

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash ka shënuar sot një hap të rëndësishëm drejt avancimit të procesit arsimor. Në këtë institucion është funksionalizuar kabineti i ri i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), i pajisur me kompjuterë falë një donacioni të çmuar nga RIT Kosovo.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, shefja e Kabinetit, Arijeta Skeraj, drejtori i shkollës, Lulzim Ahmeti, dhe përfaqësuesi i RIT Kosovo, Enis Vehapi. Përfaqësimi nga z. Vehapi e bëri ngjarjen edhe më të veçantë, duke qenë se ai është një ish-nxënës i këtij gjimnazi, gjë që i bëri krenarë drejtuesit dhe mësimdhënësit e shkollës. Në shenjë respekti dhe falënderimi për këtë kontribut shumë të rëndësishëm, Kryetari Xheladini dhe drejtori Ahmeti i ndanë atij një mirënjohje.

Funksionalizimi i këtij kabineti do të ndihmojë në lidhjen e teorisë me praktikën, duke i përgatitur nxënësit e drejtimit të TIK-ut me njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për kërkesat e tregut të punës. Pas përurimit, delegacioni vizitoi edhe hapësirat e tjera të shkollës, përfshirë bibliotekën dhe kabinetet e Muzikës e Infermierisë, duke përçuar mesazhin e përbashkët se investimi në infrastrukturën moderne shkollore është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e të rinjve tanë.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...