Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fabrikën për përpunimin e qumështit “Sharri” ku është informuar për produktet që prodhohen në ketë kompani njofton televizioni Opoja.

Ai në një status të publikuar në rrjetin social Facebook ka treguar për vizitën e tij në ketë fabrikë për prodhimin e qumështit.
Nder të tjerash Ministri Faton Peci thotë: Diskutuam edhe për sfidat e zgjërimit të kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese si dhe investimeve në rritjen e cilësisë dhe përkujdesin ndaj konsumatorëve.

Me poshtë ju sjellim statusin e Minstrit të Bujqësisë Faton Peci

Me 20.000 litra qumësht në baza ditore, nga 350 fermerë Qumështorja “Sharri” është një nga historitë e suksesit tek prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit. Është kënaqësi të shohësh frytet e një pune të tillë. Diskutuam edhe për sfidat e zgjërimit të kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese si dhe investimeve në rritjen e cilësisë dhe përkujdesin ndaj konsumatorëve.
Industria e përpunimit të qumështit do të ketë përkrahje të vazhdueshme me qëllim të zhvillimit të potencialit që prodhuesit tanë kanë. Për këtë ne planifikojmë që në fillimvit të ndërmarrim masat e nevojshme përmes shpalljes së granteve dhe veprimeve të tjera, duke përfshirë edhe kordinimin më të mirë me komunat për të maksimalizuar potencialin që ka sektori i qumështit dhe nënsektorët e tjerë.