Në sallën e Kuvendit Komunal sot është mbajtur mbledhja e radhës për vitin 2021 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila u drejtua nga kryetari i Komunës së Dragashit, z. Shaban Shabani.
Pas miratimit të rendit të ditës, kryetari Shabani shpalosi në pika të detajuara gjendjen e sigurisë dhe gjendjen me pandeminë covid-19.