Komuna e Dragashit që nga fillimi kur është bërë konfirmimi i personave të parë të infektuar me COVID19 në Kosovë, ka filluar masat për parandalim bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe IKSHPK.

Kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani për redaksinë e televizionit Opoja ka konfirmuar se në komunën e Dragashit nuk evidenton asnjë përson i dyshuar me virusin COVID19 por edhe asnjë i prekur nga ky virus.

Në vazhdim po ju sjellim intervistën e zhvilluar me Kryetarin Shabani rreth gjendjes aktuale në Dragash si dhe masat mbrojtëse të cilat ata i kan ndërmarrë për parandalimin e kësaj Pandemie.

Cilat janë hapat e para të cilat janë marrë nga ju zotëri Shabani?

Me kohë është themeluar shtabi emergjent me përberje të gjërë duke perfshire nënkryetaret, drejtoret e drejtorive, drejtorin e QKMF-së, komandantin e stacionit policor në Dragash, Kryetarin e Keshillit të Bashkësisë Islame dhe sekretarin e Kryqit të Kuq në Dragash.

Konform obligimeve në realizimin e detyrave të veta shtabi emergjent ka hartuar planin e veprimit për ngritjen e masave për parandalim. Në kuader të këtij plani që nga fillimi e deri tani barrën kryesore e ka bajtur Drejtoria e shendetësisë, konkretisht i gjithe stafi shendetësor, inspektorati dhe policia e Kosovës. Gjithashtu kontribut të jashtzakonshem vazhdon të jep Keshilli i Bashkësisë Islame dhe Kryqi i Kuq.

Veq tjerash Komuna e Dragashit ka bërë edhe furnizimin me material mbrojtës për personelin shëndetesor e administrativ, material dezinfektues dhe dezinfektim të të gjitha objekteve shendetësore e publike pas miratimit të vendimit nga Asambleja Komunale për ndarjen e 120.000 eurove të cilat janë në proces të realizimit.

Rreth furnizimit me artikuj bazë si është gjendja aktuale në Dragash, e në veqanti tek familjet që jetojn në kushte sociale?

Sa i perket furnizimeve me artikuj baze qytetaret tanë fal operatoreve ekonomik janë furnizuar në vazhdimesi me një perjashtim të shkurt kohor kur kërkesa ishte më e madhe për furnizim me produktin e miellit, por për fat të mirë fal operatoreve e në veçanti mullirit në fshatin Buzez kjo situate është tejkaluar dhe ky produkt tashme është i rregullt në treg.

Krahas kësaj si rezultat i bashkepunimit të Komunës së Dragashit, Kryqit të Kuq dhe donatoreve, ka pas furnizime edhe për familjet në nevoje, disa nga donatoret jan: VIVAFRESH&BUQAJ me 150 pako ushqimore, Elkos Group -ETC me 100 pako ushqimore dhe UNICEF-i 400 pako higjienike. Parashihet edhe furnizimi me pako tjera ushqimore e higjienike nga vet Komuna e Dragashit.

A po respektohet vendimi i Qeverisë për lëvizje të lirë në Dragash?

Sa i perket respektimit të kufizimit të levizjes mund të themi se ajo po respektohet nga qytetaret në mase të madhe me perjashtime të vogla. Për këtë në vazhdimesi po perkujdesen inspektorati dhe policia dhe mund të konstatojme se kjo i kontribuon vazhdimit të një situate të qet e stabile në komunën tonë që për fat të mirë deri kur ne po flasim ende nuk kemi persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid19.

Sa është numri i Bashkatdhetarëve të ardhur në vendlindje dhe se a janë kontrolluar të gjithë nga stafi mjekësor në Dragash?

Aktualisht kemi dy ekipe mobile shendetësore që kryejn kontrolle të rregullta gjithëkund ku ka nevoje dhe shihet e arsyeshme duke mbajtur në kontakt të rregullt të gjith ata që janë në vetizolim duke perfshire edhe bashkatëdhetarët tanë që janë kthyer nepër shtepit e tyre. Ata janë familjarët tanë, e ne nuk e harrojm ndihmen e tyre për shtetin si më meritoret që kan qënë dhe vazhdojn të jenë, ata kan ardhur edhe në kohë lufte për të çliruar vendin e shumë prej tyre tash janë edhe deshmor.

Prandaj ne si komunë bashkë me të gjithë qytetarët mirëpresim gjithsecilin duke pasur një kërkesë të vetme që të lajmerohen tek organet kompetente dhe të respektohen rekomandimet e IKSHPK duke perfshire edhe veteizolimin për një periudh dyjavore në shtepitë e tyre si masë preventive për të mirën e pergjithëshme.

Ne shpresojm se bashkarisht me të gjithë qytetarët tanë do të arrijm ta kalojme edhe këtë situat të veshtire me të cilen po përballet e gjithë bota.

Për në fund çfarë kërkoni nga qytetarët e komunës së Dragashit?

Të gjithë qytetareve ju kërkojme të përcjellin me kujdes të shtuar situaten dhe të qendrojn në shtepitë e tyre.
Krejt në fund me lejoni të falënderoj personelin shendetësor, inspektoratin, policine, spektrin politik, delegatet e kuvendit, komunitetin e biznesit,perfaqesuesit e fshatrave, KBI, Kryqin e Kuq, mediat dhe të gjithë qytetaret e komunës së Dragashit pa dallim për përkushtimin në marrjen e masave kundër kësaj pandemie me pasoja të medha për të gjithë botën.
© Televizioni Opoja 31 Mars 2020 ©