Sot, Kryetari i Komunës z.Bexhet Xheladini, ka emëruar Drejtoreshën e drejtoriatit për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Liridona Piraj. Poashtu sot u bë edhe pranim- dorëzimi i detyrës nga ish-drejtori Lirim Hajredini.

Liridona, është magjistre në lëminë e Ekonomisë, e martuar dhe nënë e një djali.
Në qeverisjen komunale në Dragash, për herë të parë sot u emërua një femër në krye të një drejtorie komunale.
Premtimi se roli i femrës në qeverisje do të fuqizohet, do të marrë formë çdo ditë e më shumë gjatë mandatit tonë qeverisës