
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash u mbajt sot një ligjëratë informuese me temën “Promovimi i Shëndetit Mendor dhe Roli i QKMF-së në Kujdesin për Shëndetin Mendor”.
Ligjërata u realizua nga ekspertët e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren: BSc. Aferdita Kajdomqaj, në bashkëpunim me Psikologun Klinik Afrim Batjari dhe BSc. Sevdije Rizanaj.
Gjatë aktivitetit u trajtuan çështje të rëndësishme si: promovimi i shëndetit mendor dhe mirëqenies psikologjike, identifikimi i hershëm i problemeve të shëndetit mendor dhe roli i kujdesit parësor shëndetësor në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe mbështetjes për qytetarët.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me faktorët që ndikojnë në shëndetin mendor dhe mënyrat e qasjes në shërbimet përkatëse.
QKMF Dragash vlerëson lart organizimin e aktiviteteve edukative dhe vetëdijësuese, me qëllim rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për rëndësinë e mirëqenies psikologjike.
U shpreh falënderim për të gjithë pjesëmarrësit për interesimin, angazhimin dhe kontributin e tyre në avancimin e vetëdijes për shëndetin mendor.
© TVOPOJA