
Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka përmbyllur me sukses procesin e votimit të fshehtë për përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), si dhe ka kaluar legjislacion të rëndësishëm në fushën e sigurisë financiare.
Sipas raportit të paraqitur para deputetëve nga kryesuesi i komisionit për këtë proces, Filiz Mustafa, në votim morën pjesë 67 deputetë, nga të cilët dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Bazuar në numërimin e votave për kandidatët e propozuar, rezultati ishte si më poshtë:
Me marrjen e shumicës së votave, Kuvendi konfirmoi znj. Nora Latifi-Jashari dhe z. Bashkim Nurboja si anëtarët më të rinj joekzekutivë të Bordit të BQK-së.
Krahas procesit zgjedhor për BQK-në, gjatë kësaj seance deputetët trajtuan dhe miratuan shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 11/L-017. Ky draft parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke thelluar masat mbrojtëse në sistemin financiar të vendit.
Lidhur me mbarëvajtjen e kësaj seance dhe vendimet e marra, z. Mustafa theksoi angazhimin e vazhdueshëm institucional: “Vazhdojmë me përkushtim, punë dhe projekte të reja në vijim, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës publike.”
©TVOPOJA