
Muaji Rozë ka gjetur një mbështetje të veçantë dhe mjaft domethënëse edhe tek nxënësit e shkollës “28 Nëntori”. Këtë herë, ishin fëmijët e klasave të gjashta ata që u bënë zëri i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke sjellë mesazhe solidariteti në një formë mjaft të bukur.
Gjatë orës së Gjuhës Shqipe, nën kujdesin dhe udhëheqjen e arsimtares Adile Vehapi, nxënësit prezantuan projektet e tyre të përgatitura me shumë përkushtim. Përmes këtyre punimeve, ata shpalosën imagjinatën dhe aftësitë e tyre prezantuese, duke treguar njëkohësisht se e kuptojnë qartë rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe parandalimit të kësaj sëmundjeje.
Aktivitete të tilla mbartin një vlerë të madhe, pasi përveç mësimit brenda klasës, mbjellin te fëmijët ndjenjën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë shoqërore që në moshë të hershme.
Një bravo e madhe shkon për nxënësit për punën e tyre të palodhshme, si dhe për arsimtaren që i nxit të bëhen qytetarë të ndërgjegjshëm. Së bashku për ndërgjegjësim dhe solidaritet!
©TVOPOJA