Kryetari i Komunës së Dragashit apelon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet perëndimore (nga data 01.03.2020) si: ( Itali, Angli, Gjermani, Francë, Zvicër etj.) në drejtim të Republikës së Kosovës e që janë banorë të Komunës së Dragashit sidomos ata që kanë ardhur nga vendet e prekura nga Coronavirus-i (COVID-19) të lajmërohen në numrin kujdestar të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dragash në numrin 029 281 094 në mënyrë që të merren masat parandaluese për mos shpërndarjen e COVID-19, si dhe të izolohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe mos të kenë kontakt me personat e tjerë, shkelja e këtyre rregullave sanksionohet me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu të gjithë qytetarët që posedojnë informacion për fqinjët e tyre ose persona të tjerë të ardhur nga këto vende mundësisht të njoftojnë QKMF Dragash.

Poashtu luten qytetarët që nuk kanë kërkesa urgjente të mos i vizitojnë institucionet në territorin e komunës sonë si dhe ambientet e QKMF-së pa nevojë!

Situata në komunën tonë për momentin është e qetë dhe nuk ka ndonjë rast të evidentuar nga COVID-19, andaj nëse respektohen në përpikmëri rekomandimet e dhëna nga Niveli Qendror dhe Lokal si dhe Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Kosovës do ta kalojmë këtë gjendje të vështirë me të cilën po kalon Bota e kohëve të fundit edhe vendi ynë.