Për herë të parë në komunën e Dragashit, do të mbahet panairi i Produkteve Vendore të zonës “EXPO-SHARRI”.

Ky panair do të mbahet të premten më 28 tetor, ku sipas organizatorëve do të ekspozohen produktet autoktone nga komuna e Dragashit, si dhe ofertat turistike, marrë parasysh synimin e kësaj komune që përmes bujqësisë dhe turizmit të zhvillohet sa më shumë ekonomikisht, raporton televizioni Opoja.

Panairi është organizuar nga Shoqata e Afaristëve “SHARRI”, e mbështetur nga Komuna e Dragashit, ku bizneseve të regjistruara, pjesëmarrja do t’iu subvencionohet nga organizatori.

Hapja solemne e panairit do të bëhet nga ora 10:00, pas 20 minutave do të ketë një manifestim kulturor ku do të përformojnë ‘’SHKA’’ Bresana dhe ‘’SHKA” nga komunitetet, ndërsa nga ora 11:00 do të bëhet hapja e panairit për vizitorët.

Panairi do të mbahet tek shkolla e re në Mejdanin e Shajnes, e ku sipas kryetarit Bexhet Xheladini përgjatë ditës së Panarit komuna ka organizuar një autobus për të transportuar qytetarët të cilët vijnë për vizitë në ketë panair.

Autobusi do të jetë përgjatë gjithë ditës në qarkullim nga Panairi deri tek rrethi i komunës dhe anasjelltas.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrjen në këtë panair e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar edhe kryetari Bexhet Xheladini në një ftesë të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ketë ngjarje të rëndësishme do të keni mundësi të e ndjekni në transmetim direkt të cilën do e bëjë Tv Opoja me partnerët e saj medial.