Sot, 16 Mars 2020, janë ndërmarrë masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha hapësirat e kuvendit komunal, drejtorisë së arsimit, shtëpisë së kulturës, zyrat e vendit, bibliotekës së qytetit, qendrës për punë sociale, objektit të zjarrfikëseve, shkollat “Fetah Sylejmani” dhe “Ruzhdi Berisha”, sipas udhëzimeve, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.