Njoftohen qytetarët se nën patronatin e Kryetarit të Komunës Bexhet Xheladini, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me disa Organizata të Shoqërisë Civile, në kuadër të Ditëve të Mërgatës organizon manifestime të ndryshme në bazë të kësaj agjende:

27.07.2023( e enjte ) – Liqeni i Breznës (Organizuar në bashkëpunim me OJQ “Qendra” )
– Program artistik: (SHKA”Bresana” & këngëtarë të mirënjohur) me fillim në ora 18: 00 deri ora 20:00;

31.07.2023(e hënë ) – Fshati Brod (Organizuar në bashkëpunim me OJQ “Zaeno Za Brod” dhe OJQ “Demokratska Omladina Gore”
– Program artistik ( tupana dhe valle ) nga ora 14: 30 deri në ora 17:00
– Mbrëmje muzikore nga ora 22:00 deri 24:00;

01.08.2023 (e martë) – në lokacionin KOSHÇE (Organizuar në bashkëpunim me OJQ “Biser” )
– Program artistik me këngëtarë të mirënjohur, me fillim në ora 13:00 deri ora 16:00;

08.08.2023 (e martë ) – Stadiumi i shkollës në Restelicë (Organizuar në bashkëpunim me OJQ “EMKACBEND”)
– Program artistik me këngëtarë të mirënjohur, me fillim në ora 15:00 deri ora 18:00.

©TVOPOJA