Kompania e familjes Opojare në Zvicër ” Riza transporte”, transporton ndihma për Spitalet e Fëmijëve në Ukrainë

DiasporaAktualitetLajme nga OpojaKosova3 vite më parë40 shikime

Me moton ” Të bashkuar për të ndihmuar Ukrainën”, Rotary Klubi nga Cyrihu i Zvicrës, ka nisur në drejtim të Ukrainës ndihma me pajisje medicinale dhe medikamente për Spitalet e Fëmijëve në këtë shtet, i cili po përballet me agresion të ashpër luftarak nga Rusia.

Pjesë e këtij aksioni humanitar është edhe kompania ” Riza transporte- gmbh” me seli në Cyrih, pronare e së ciles është familja Riza nga Bellobradi i Dragashit, duke dhënë kontribut me ndihma dhe me transportin e tërësishëm të tyre.

Aktualisht konvoji me ndihma nga klubi i rotarianëve të Cyrihut ndodhet në kufirin Hungari- Ukrainë.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...