Dragashi nënshkruan marrëveshje strategjike me Count On Crops LLC për zhvillimin e bujqësisë moderne

AktualitetBujqësi5 hours ago67 shikime

Komuna e Dragashit ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe bujqësor, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik me kompaninë Count On Crops LLC, në prani të përfaqësuesve të saj dhe të presidentit të Dhomës së Tregtisë Kosovë-Malajzi (KMCC).

Kjo marrëveshje synon të krijojë bazën për një bashkëpunim afatgjatë në fushën e bujqësisë moderne. Ajo përfshin transferimin e teknologjisë, zhvillimin e serave, fuqizimin e fermerëve lokalë, ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe qasje në tregjet vendore e ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor është që Dragashi të shndërrohet në një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm rural, duke mbështetur fermerët me njohuri, inovacion dhe mundësi të reja për rritjen e prodhimit dhe të ardhurave. Marrëveshja parasheh gjithashtu promovimin e kultivimit në sera, krijimin e fermave demonstrative dhe organizimin e trajnimeve profesionale.

Është theksuar se kjo marrëveshje nuk krijon obligime financiare për komunën. Çdo projekt konkret investues do të realizohet përmes marrëveshjeve të veçanta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ky partneritet pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fermerët, të rinjtë dhe familjet e Dragashit, duke ndërtuar një ekonomi rurale më të fortë, më konkurruese dhe më të qëndrueshme.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...