Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash me datë 30 Janar 2020 kishte formuar trupin zgjedhor në zgjedhjet për anëtar të ri për mandatin katër vjeçar 2020-2024 shkruan televizioni Opoja.

Në frymë vëllazërore, pa asnjë vërejtje apo problemi nga lista votuese prej 16 kandidatëve të propozuar, nxorrën si më të votuar 8 (tetë) prej tyre.
Me datë 22.02.2020 Kryesia e Bashkësisë Islame në Prishtinë me vendimin e vetë verifikon mandatin anëtareve të ri dhe emëron kryetarin.
Vendimi i dërguar nga Kryesia e BIK-ut me të arritur në zyrën e KBI Dragash, Sherbimi i Këshillit menjëherë procedon konform vendimit dhe fton anëtarët e ri të këtij Këshilli që me datë 26.02.2020 në mbledhjen konstituive shpalos rezultatin si më poshtë:

1. Ajhan Beqiri-imam në xhaminë e fshatit Radeshë e poshtë dhe nga Kryesia e Bashkësisë Islame së Republikës së Kosovës është emëruar kryetar për këtë mandat katër vjeçar 2020-2024.
2. Driton Qengaj-imam në xhaminë Qendrore në Dragash.
3. Dr.Munafis Hoxha- imam në xhaminë “Shehidët e Qanakalasë” në fshatin Restelicë.
4. Indir Shabani- imam në xhaminë e fshatit Shajne.
5. Mejdin Hamza-imam në xhaminë e fshatit Kerstec i lartë.
6. Shaip Berisha-imam në xhaminë e fshatit Buçe.
7. Exhmein Rexhepi-imam në xhaminë e fshatit Kukajan.
8. Urim Jusufi-imam në xhaminë e fshatit Zgatar dhe
9.Xhafer Fejziu – kryeimam i KBI – Dragash, anëtar sipas pozitës.

Selam, Nail Halimi-sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame Dragash.