Besniku, djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, është kërcënuar me jetë të dielën nga një Opojarë përmes rrjetit social Facebook.

Kërcënimin që e mori përmes një mesazhi në Facebook, ai e ka publikuar në profilin e tij.

Ai i thotë djalit të Mustafës se do ta kall atë bashkë me familjen.

“Një prej zagarëve…bile mos u mshefni, nëse keni diçka veç kallxoni, ku doni e qysh doni”, ka shkruar Besnik Mustafa, ndërsa ka publikuar mesazhin e kërcënuesit.