Të martën, me datë 01.09.2020, janë gjobitur 3 subjekte afariste në Komunën e Dragashit të cilat nuk i kanë respektuar masat anti Covid të caktuara nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorati sanitar nga niveli qëndror dhe komunal të shoqëruar nga Policia kanë bërë kontrollimin e bizneseve duke verifikuar nëse po respektohen masat anti-Covid, meqë rast janë dënuar 3 biznese raporton televizioni Opoja.

Bizneset që janë dënuar janë nga 2 nga fshati Blaç, dhe një nga fshati Zgatar.

Inspektorati sanitar ka apeluar që të gjithë t’i respektojnë masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës e IKSHPK, duke theksuar se do të ketë kontrolla të vazhdueshme që të sigurohet që këto masa të respektohen.