Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash nga muaji mars kur u pensionua dr. Sefer Skenderi, reparti stomatologjisë nuk kishte mjek, ndersa nga atëher detyrën e ushtruan dy asistent që janë pjes e QKMF-së.

Me kërkesën e drejtorit të QKMF-së në muajin korrik u hap konkurs nga komuna e Dragashit për pranimin e një mjeku stomatolog, pozit kjo për të cilën konkuruan tre kandidat, e fituës i këtij konkursi është dr. Gadaf Asllani nga fshati Bresanë.

Dorëzimin e detyrës e bëri sot Drejtori i Qëndres së Mjekësisë Familjare, dr. Ramadan Jashari, ku i uroi Gadafit fillim të mbarë.

Për të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit, nese keni nevoj për shërbime stomatologjike, mund të paraqiteni në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash nga dita e Hënë deri të Premten prej orës 7:30 në mëngjes deri në ora 15:30.