Udhëheqja komunale e Dragashit e drejtuar nga kryetari Shaban Shabani po punon me përkushtim në rregullimin e sheshit të dëshmorëve dhe kthimin e hapësirave publike qytetarëve, duke investuar në funksionalitetin e tij dhe krijimin e mundësisë që të shfrytëzohet nga qytetarët.

Sheshi në të cilin është duke u investuar do t’i jep pamje të re e më të bukur sheshit të dëshmorëve në Dragash i cili ka kohë që kishte filluar të shkatërrohej e edhe të përdorej si parking i makinave.

Nga ky projekt rregullohet infrastruktura rrugore në të gjithë territorin e qytezës së Dragashit duke filluar nga Varrezat e Dëshmorëve në hyrje të Dragashit deri tek Stacioni i Policisë në Dragash përfshirë rregullimin e sheshit të Dëshmorëve para kuvendit komunal dhe deri tek Gjykata.