Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2019 në komunën e Dragashit

Lajme nga OpojaArsimAktualitet5 vite më parë27 shikime

Pjesa e parë e Testit të Maturës Shtetërore 2019 është duke u mbajtur sot në komunën e Dragashit.
Për të parë nga afër mbarvajtjen e testit në SHML “Ruzhdi Berisha” ishte edhe Drejtori i Arsimit Vloran Cenaj i cili theksoi se rezultatet e testit të maturës shtetërore 2019 janë pasqyrë e punës së mësimdhënësve dhe menaxherit të shkollës.
Kjo vizitë është bërë për të parë nga afër procesin e testimit dhe për të marrë informata për rrjedhën e mbajtjes së testit.
Ne presim rezultate reale dhe urojmë që nxënësit të kenë suksese!
Në të gjithë Kosovën janë rreth 30000 nxënës që po i nënshtrohen këto ditë testit të maturës, prej tyre 203 nga komuna e Dragashit.
Matura shtetërore është provim përfundimtar i standardizuar i cili vërteton përfundimin e shkollës së mesme të lartë. Gjithashtu, matura shtetërore dëshmon shkallën e aftësimit të kandidatit për vazhdimin e shkollimit terciar apo punësimit. Ky provim për herë të parë u organizua në vitin akademik 2005/2006. Provimi i maturës shtetërore është një ndër vlerësimet më të rëndësishme të arsimit para-universitar në Kosovë. Si një provim i standardizuar, provimi i maturës ka për qëllim të mat njohuritë, shprehitë dhe shkathtësitë e fituara gjatë procesit mësimor të shkollimit sekondar.
Dizajni i testit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, testi do të ketë 200 kërkesa në të dy pjesët. Pragu i kalueshmërisë sipas ligjit është 40 përqind, pra në të dy pjesët duhet minimumi 80 kërkesa për të kaluar pragun.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...