Falë bashkfinancimit të Drejtorisë së Arsimit dhe Caritasit Zviceran në kuadër të projektit “Shpresa” janë paisur me inventar për parashkollorë tri shkolla nga komuna e Dragashit, nder to shkollat: “Shaban Shabani” paralelja në Pllavë, “Fetah Sylejmani” në Dragash si dhe “Sezai Surroi” në Bellobrad, në këtë të fundit sot u bë perurimi i kësaj klase, në prezenc të Drejtorit të Arsimit nga komuna jone, drejtorit të Caritasit Zviceran si dhe drejtorit të shkollës.

Perderisa nxënësit parafillorë së bashku me mësuesën në shenjë falënderimi kishin pergaditur program artistik me poezi, kënge e valle. Program ky që u vlersua nga drejtori Gerhard Schaumberger i cili njeherit falënderoi fëmijet për paraqitjen e tyre e u uroi suksese në të ardhmen, ndersa drejtori Vloran Cenaj, tregon më shumë rreth këtij projekti e në fund falënderon Caritasin Zviceran për bashkpunimin.

Në kuadër të projektit “SHPRESA” gjithashtu po mbajnë programin trajnues “Përgatitja e edukatorëve parafillor për përkrahjen dhe zhvillimin e potencialit të fëmijëve përmes lojës dhe kreativitetit”, ky trajnim po mbahet me të gjithë edukatorët nga komuna jonë.

©TVOPOJA