Ndarja e 300 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator për dialogun me Serbinë, të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues është bërë pa asnjë bazë ligjore. Kështu pohon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se këta të fundit duhet të japin përgjegjësi penale ose t’i kthejnë mjetet e shpenzuara në buxhetin e Kosovës.

Kritika ka adresuar për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin thotë se duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi ka tradhtuar vullnetin e qytetarëve të kryeqytetit.Deputetja e VV-së i sheh zgjedhjet si të vetmen alternativë për të dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova.Ajo sqaron edhe atë që sipas saj, tregon vendimi i Gjykatës Kushtetuese.Duke komentuar deklaratat e bashkëkryesuesit të ekipit negociator, Shpend Ahmeti, i cili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga ky post, Haxhiu shprehet se pozicioni i tij në këtë rast është inekzistent. Madje ajo shton se Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga pozita e të parit të Prishtinës, pasi ka tradhtuar besimin e qytetarëve.

Në këto rrethana, Haxhiu përsërit se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ndryshe, në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit./KosovaPress/