Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore nga Suhareka, Edona Hasanaj së fundi ka sjellë projektin e saj të ri i cili është duke u pritë mirë nga adhuruesit e muzikës popullore shkruan sot Televizionit Opoja.

Projekti i fundi i kengetarës Edona Hasanaj ka të bëjë me ritme Dasmash ku dhe është përzgjedhur pikërisht tani në sezonin veror për tu promovuar.

Këngëtarja thotë se është duke punuar edhe në projektet të tjera që priten të lansohen në të ardhmen.

Ky projekt është punuar nga autori i tekstit Sami Aliu e kompozuar nga Emin Aliu dhe Nexhi Vuniqi i pregaditur nga Time Pictures e i lansuar nga Prodcenti Afrim Koleci – Baresha.