Ditën e sotme rreth orës katër në mëngjes një termet i fuqishem goditi Ballkanin e epiqendra e tij ishte në detin Adriatik rreth 10km nga Durrësi, për tu pasuar nga disa dridhje tjera të fuqishme, e si pasoj e kësaj deri më tani jan evidentuar 17 të vdekur e mbi 600 të lenduar.

Ndihmë po ofrojn të gjitha vendet e rajonit e sidomos shteti i Kosovës, qysh në orët e mëngjesit nga Kosova jan nisur një numër i madh i forcave të armatosura si dhe të forcave speciale të policis së Kosovës të cilët i jan bashkuar shpetim-kërkimit.

Këtë fatkeqsi natyrore po e perjetojn rënd edhe shqiptarët e Kosovës të cilët qysh në orët e mëngjesit jan aktivizuar për të mbledhura ndihma materiale e ushqimore, madje duke ofruar edhe strehim për vllezerit nga Shqipëria këtu në Kosovë.

Këti aktivizimi i jan bashkuar edhe banorët e komunës sonë ndersa për nesër është planifikuar që në fshatin Bresanë në shtepin e kulturës “Alajdin Xhezairi” nga ora 10 të fillohet me grumbullimin e ndihmave për të prekurit e termetit.

Inciatoret e këtij organizimi prof. Fitim Tefiku si dhe Rijad Haliti (kryetar i rinis demokratike në Bresanë) bëjn apel që kush ka mundesi të ndihmoj me veshmbathje e batanije.
TVOPOJA