Në fshatin Brod të Dragashit pas nje kontrolli të cilin Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës e kishin realizuar me datë 19 Prill 2020 rezultoi me dy arrestime për mos zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës raporton televizion Opoja.

Inspektorati komunal në Dragash me datë 19 Prill 2020 në fshatin Brod të Dragash kishte hasur në dy kafiteri të cilat nuk i kishin respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës ku të njëjtit nuk kishin përfillur urdhëresat e fundit nga Institucionet vendore dhe kishin kryer shërbime të jashtëligjshme duke rrezikuar jetën e shumë konsumatorëve.

Kështu qe të nejtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit rastet në fjalë shkojnë në procedurë të rregullt njofton televizive Opoja.