Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash patë nderin dhe respektin e ndërsjellët që të pres në një vizitë shumë dashamirëse dhe konstruktive, deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Duda Balje me bashkëpunëtorët e saj z. Adminin, z.Enisin dhe z.Jasminin transmeton televizioni Opoja.

znj.Duda Balje me bashkëpunëtorët e saj kishin ardhur për ta uruar emërimin e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash – Ajhan ef. Beqirin dhe këshilltarët e ri për mandatin katër vjeçar 2020-2024.
Në bisedën me shumë dinamike dhe të drejtpërdrejt, deputetja e nderuar shprehu gaditshmërinë për ndihmë dhe përkrahje për Këshillin e BI në Dragash me qëllim të ngritjes së çështjeve në nivele më të larta institucionale.
Duke e falënderuar mysafiren e lartë, u dakorduan për përkrahjen e projekteve të interesit të përbashkët.
Në takim ishin prezent kryeimami Xhafer ef. Fejziu, sekretari i Këshillit Nail ef. Halimi dhe dy anëtarët e ri të Këshillit të BI Dragash Exhmein ef. Rexhepi e Mejdin ef. Hamza.