Drejtori i Arsimit në Dragash, telegram ngushëllimi për mësuesin Shani Ramadani

Lajme nga OpojaArsim5 vite më parë3 shikime

E nderuara familje Ramadani,

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit, Shani Ramadani.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj.

Shani Ramadani, ishte një nga mësuesit e palodhshëm që një jetë të tërë ia kushtoi arsimit, duke u shndërruar kështu në një nga emrat më të spikatur të historisë së arsimit në komunën tonë.
Krahas punës edukativo-arsimore, e çmoj shumë edhe miqësinë dhe kolegialitetin që pata fatin të punoj bashkë me të për një periudhë kohore.
Prandaj, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë.

Ju lutem që në emër të Drejtorisë së Arsimit në Dragash dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,
Vloran Cenaj-Drejtor i Arsimit në Dragash

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Lexo...!
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...