Bashkëpunimi i drejtorisë së arsimit në Dragash sjellë investimet e rradhës nga IOM me ndërtimin e Kabinetit të Shkencave Shoqërore në shkollën “Shaban Shabani” në Llopushnik.

U.d i drejtorit të shkollës “Shaban Shabani” në Llopushnik z. Behar Shala dhe përfaqësues të IOM – it bënë përurimin e Kabinetit të Shkencave Shoqërore në shkollën “Shaban Shabani” në Llopushnik. Edhe në këtë përurim z.Shala fillimisht duke falënderuar IOM-in tha se Kabineti do të ju mundësojë nxënësve një mësimnxënie më të lehtë dhe mësimdhënësve një mësimdhënie më efektive.
Nga ky donacion shkolla jonë është paisur me mjete konkretizuese dhe demonstruese, vegla muzikore dhe paisje sportive.
Falë përkrahjes së drejtorisë së arsimit këtë vit kjo shkollë do të pajiset edhe me Laborator të Shkencave të Natyrës nga projekti i komunës për paisjen e tetë shkollave me Laboratore të Shkencave të Natyrës.