Delegacioni i Dragashit në Turqi: Synohet binjakëzimi me qytetin e Kocaelit

Institucione4 hours ago78 shikime

Një delegacion i Komunës së Dragashit, i udhëhequr nga Kryetari Bexhet Xheladini, po zhvillon një vizitë zyrtare në qytetin e Kocaelit në Turqi. Bashkë me të janë edhe zyrtarë të tjerë komunalë, kryetari i Shoqatës së Afaristëve “Sharri” dhe drejtori i shkollës “Restelica”. Qëllimi kryesor i këtij udhëtimi është tërheqja e investimeve, zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shqyrtimi i mundësisë për binjakëzimin e Dragashit me këtë bashki turke.

Deri më 25 tetor, delegacioni do të zhvillojë takime të rëndësishme me dhomat e tregtisë në Kocaeli, Gebze dhe Körfez, si dhe do të vizitojë biznese e pika turistike. Kocaeli njihet si një nga qendrat më të fuqishme industriale të Turqisë, ndaj përvoja e tyre shihet si një model shumë i mirë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për qytetarët dhe bizneset tona.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...