Çmimet e naftën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë në nivelin që ishin në vitin 1999.

Kjo rënie ka ardhur pasi kërkesa për këtë është shteruar.
Çmimi i një fuçie nafte së West Texas Intermediate, si pikë referimi për naftën amerikane, ra me 14 për qind apo në 15.65 dollarë, përcjell Telegrafi.

Aktualisht tregu i naftës gjendet në një presion të madh gjatë pandemisë së Coronavirusit, pasi ka pësuar një rënie të madhe të kërkesës.
Industria e naftës është duke luftuar me kërkesën e ngadaltë dhe luftën midis prodhuesve për uljen e prodhimit.

Në fillim të këtij muaji, anëtarët e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj më në fund u pajtuan për një marrëveshje për të zvogëluar prodhimin botëror me rreth 10 për qind.
Disa analistë thanë se këto shkurtime nuk ishin aq të mëdha sa të sillnin ndryshime.