Sot me datë 2 Prill të vitit 2020 Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash përkatësishtë sektori humanitar dega e “Bereqeti-të”, bëri shpërndarjen e pako ushqimore dhe një thesë miell 25 kg., dhe preparate higjenike për 57 familje në Opojë dhe në Gore

Këto shpenzime që kapin vlerën 2000€ i dhuroi sadaka biznismeni i njohur vendor – pronari i marketit “Meka” në Dragash z.Abdurrahman Piraj njofton Bashkësia Islame në Dragash përcjellë televizioni Opoja.

Shpërndarjën e këtyre ndihmave deri në familjet nevojtare e kanë bërë imamet e nderuar të Këshillit të Bashkësisë Islame Dragash për çka i përgëzojm për përkushtim dhe angazhimin e tyre në çdo rastë nevoje edhe me kete rast të pandemisë Covid-19, duke ju dalur gjithmonë në ndihmë dhe hizmet besimtarëve nevojtarë të Komunës tone.

Lusim Allahun Fuqiplotë që donatorit tia shtoj bereqetet dhe miresite, kurse nevojtareve lehtësim dhe përmirësim të gjendjeve të tyre.1