Drejtoresha e shkollës Qazim Shehu nga Shtiqeni i Kukësit sot ishte për vizit në shkollën Fetah Sylejmani në Dragash, bashk me drejtoreshën në vizit ishin edhe një grup i mësimdhënësve nga kjo shkollë, në këtë takim u nënshkruan edhe marveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme ndermjet dy drejtorëve të këtyre dy shkollave.

Sot, në emër të shkollës, nxënësve, mësimdhënësve dhe në emrin tim personal, prita në takim të ngrohtë e miqësor drejtoreshën z. Lindita Muçmata, me të cilën ishim pajtuar që të fillojmë bashkëpunimin në aktivitete të ndryshme shkollore.
z.Muçmata kishte shprehur interesim për vizitë në shkollën tonë, vizitë të cilën e kishte realizuar sot bashkë me një grup të mësimdhënësve.
Përzemërsisht e falenderojmë z.Muçmata për gatishmërinë e saj në këtë drejtim dhe dëshirojmë që kjo urë bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmën!

©TVOPOJA