Kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në faqen e tij në Facebook ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Dragashit njofton televizioni Opoja.

Ai thotë se me Agronin do të synojmë të ofrojmë ndryshimin për këtë zonë rurale.

Ky është postimi i tij në Facebook

Agron Gashi nga Brezna, punëtor i arsimit, i njohur për sinqeritetin dhe afërsinë e tij me qytetarët, do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Dragashit.

Kjo komunë malore, me shumëllojshmëri të bimëve mjekësore dhe aromatike e me potenciale të shumta natyrore, është vendi më i përshtatshëm në rajon për zhvillimin e blegtorisë por edhe turizmit.
Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik, investime të përbashkëta publiko-private që këto resurse të jenë në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarit.

Programi i Aleancës dhe njerëzit e saj që do e zbatojnë këtë program, janë garanci e ndryshimit për këtë komunë.

Suksese e Fitore!

RH